Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeverisë serbe ndaj dialogut me e Kosovën dhe bashkëpunimin me Ukrainën, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
E ndaj kësaj deklarate të ambasadorit Hill ka reaguar ish-ambasadori holandaz në Kosovë, Robert Bosch.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se Hill me deklaratën e tij të fundit tregoi një anë të keqe të diploamcisë.
Sipas Bosch, ky reagim nuk është i mirë, sidomos kur vjen nga një diplomat me përvojë, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ambasadori Hill tregoi anën e keqe të diplomacisë: duke parë vetëm gjërat pozitive (të cilat janë të pakta), por duke injoruar zhvillimet e këqija, si zgjedhjet e ashpra dhe kërcënimet ushtarake ndaj Kosovës. Jo shumë gjë e mirë për një diplomat me përvojë.