
Një prej episodeve më të diskutuar në këtë edicion të Big Brother Vip është shëtitja e Eglës në Komunë të Parisit, pas skualifikimit me zarf të zi.
Ditën e djeshme ajo deklaroi se ka qenë në atë zonë të Tiranës, për të bërë kontrollet e nevojshme te psikologia para se të izolohej.
Por nga video që ka qarkulluar në rrjet dy muaj më parë, Egla shihet se shoqërohet nga mikesha e saj, ish deputetja Elena Duka, e cila ka qenë një nga personat që e ka mbështetur më shumë aktoren në BBV.