Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U tall me kushtet e Kurtit për dialogun, vjen një kundërpërgjigje ndaj Selmanajt: I tmerroi Vuçiqin, Borrellin dhe Lajçakun

 
   

Analisti politik Binak Maxharraj, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, për kushtet që kryeministri Albin Kurti ia vendosi presidentit serb Aleksandar Vuçiq, me 26 qershor.

Maxharraj i është kundërpërgjigjur Selmanajt, duke i thënë se “ata janë mësuar që dialogun ta lëshojnë në “ler”, sipas dëshirës së Vuçiqit”, përcjell Bota sot.

Sipas profesorit, Kurti i ka dhënë fund “tragjedisë në dialog”, duke mos pranuar që me Serbinë të diskutohet pa kushte.

Reagimi i tij i plotë:

Driton Selmanaj i LDK-së, tallet me kushtet e Kurtit për dialogun.

U diagolua me Serbinë për 12 vite nga liderët e PDK-së dhe LDK-së pa asnjë kusht, bile pranuan që me Serbinë të diskutojnë edhe për ndarjen e Kosovës.

Por edhe më keq, këta liderë të PDK-së dhe LDK-së pranuan pa kushte të nënshkruajnë edhe Asociacionin me 2013/2015.

Me Kurtin kësaj kësaj “tragjedie në dialog” e zgjatur qe 12 vite i vjen fundi, për të mos zgjatë dialogu edhe për 50 vite që i kërkon Vuçiqi. Kurti më në fund vendosi që t’i vihen kushte Serbisë. Ai e bëri këtë me tri kushtet që ia vuri Serbisë:

1.Nënshkrimin e marrëvshjeve të Brukselit dhe Ohrit, sespe kjo është e vetmja garanci për implementimin e tyre. Vuçiq këtë e ka kundërshtuar menjëherë, sepse nënshkrimi i saj do të thoshte se Serbia de facte e njeh Kosovën si shtet.

2.Tërheqja e letrës së ish-kryeministres, dërguar BE-së se nuk e pranon Marrëveshjen në fjalë dhe

3.Dorëzimi i kriminelit fashist Radoiçiq për sulmin terrorist në Banjskë të Leposaviqit.

Kurse tjetri nënkryetar i LDK-së Muhaxheri-Gazi i Pejës, deklaroi publikisht se arsenali i armëve i kapur në Banjskë sa i një ushtrie, paska qenë “veper e policisë se Kosovës”, e jo e terroristëve.

Driton Selmanaj qenka çuditë me kushtet e Kurtit, të cilat e tmerruan Vuçiqin, Borrellin dhe Lajçakun, sepse ata janë mësuar që dialogun ta lëshojnë në “ler”, sipas dëshirës së Vuçiqit.

Për të mos pasur kushte, është mirë që në dialog të kthehen dialoguesit e dikurshëm, të cilët nënshkruanin çdo gjë që ju thoshte Vuçiq.