Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“U ‘terrorizuan’ me spekulime”, avokati Jashari për kërkesën e familjes së Liridona Ademajt për takim me Prokurorinë

 
   

Familja e Liridona Ademajt, gruas që u vra më 29 nëntor në Prishtinë, ka kërkuar një takim urgjent me Prokurorinë, për të marrë informacion mbi hetimet dhe zhvillimet lidhur me rastin.

Këtë e ka komentuar avokati, Arbër Jashari, i cili ka thënë se kërkesa e familjes ka munudur, pasi është “terrorizuar” me informata edhe spekulative dhe “kjo ua ka rritë shqetësimin duke menduar se çka po bëhet”.

“Mendoj që prokurori i ka njoftuar për çështjet kryesore. Por këtu çështje është se është bërë shumë zhurmë, dhe ajo familje ka ditëve të fundit ka qenë e “terrorizuar” me shumë informata, ndodha edhe të karakterit spekulativ. Dhe kjo ua ka rritë shqetësimin duke menduar se çka po bëhet. Në këtë fazë është mirë të njoftohet, nëse është marrë deklaratë e ndonjërit prej të pandehurve ose është marrë në pyetje ndonjë dëshmitarë.

Mendoj që Prokuroria mund ta njoftojë thjesht që është marrë kjo prove ose ajo, deri në atë sa ta ruaj konfidicialitetin e procedurës penale. Mirëpo mendoj që për këtë fazë të shkru nuk pa pasur edhe ndonjë zhvillim, thjesht nuk është kryer ndonjë hap procedural, është cakut masa e paraburgimit ata akoma nuk e kanë kryer 30 ditshin e parë. Nuk besoj që ka ec shumë prokuroria me veprime të rëndësishme sa që behte  domosdoshme ta njoftojë familjen”, ka thënë Jashari.