Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U zhduk në nëndetësen që po eksploronte Titanikun/ E shkuara e “errët” që lidh turisten me mbytjen e anijes legjendare

Teksa tashmë kanë kaluar thuajse 5 ditë nga zhdukja e anijes “Titan”, grupet e shpëtimit nuk kanë asnjë kontakt me turistët që u nisën drejt thellësive të oqeanit për të eksploruar rënojat e Titanikut.

Teksa shpresat sa vinë e ulen, detaje të reja dalin në pah për turistët e humbur. Mediat e huaja raportojnë se bashkëshortja e shefit ekzekutiv të nëndetëses, Stockton Rush, është pasaardhëse e një çifti, që humbi jertën në bordin e anijes legjendare më 1912.

Wendy Rush është stërmbesa e Isidor dhe Ida Straus, të cilët vdiqën në katastrofën historike. Çifti Straus u përjetësuan gjithashtu në filmin “Titanic” të James Cameron të vitit 1997 , ku shfaqen në një skenë ikonike, të përqafuar në shtratin e tyre ndërsa uji vërshonte në anije.

Wendy Rush, e lindur Wendy Hollings Weil, u martua me inxhinierin dhe sipërmarrësin Stockton Rush në 1986. Ajo rrjedh nga vajza e Isidor dhe Ida Straus, Minnie, e cila u martua me Dr Richard Weil në 1905.

Djali i tyre, Richard Weil Jr., më vonë shërbeu si president i Macy’s New York dhe djali i tij, Dr. Richard Weil III, është babai i Wendy Rush, raportoi The New York Times.

Isidor dhe Ida ishin dy nga njerëzit më të pasur në bordin e Titanikut, kur anija u mbyt në fund të oqeanit gjatë udhëtimit të tij të parë – nga Southampton, Angli në qytetin e Nju Jorkut – pasi goditi një ajsberg.