
Kopshti i parkut të qytetit të Mitrovicës, ka marrë pamje unike.
Kjo, meqë mes lulesh dikush u kujdes për dizajnimin e simbolit historik, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pamjet që ka siguruar media tregojnë se si shkronjat UÇK, janë dizajnuar me lule ngjyrë të kuqe.
Kjo është bërë në hapësirën e parkut e cila përshkon tutje lumin Ibër.