Analisti politik Fidan Ukaj, vlerëson se deklarimi i kryeministrit Albin Kurti që është i gatshëm të shkojë në zgjedhje, nuk ishte i sinqertë karshi opozitës.
Ukaj, i ftuar në Info Magazine, mes tjerash thekson se pozita i ka ditur numrat që ka opozita brenda Kuvendit të Kosovës.
“Në fakt pozita duke ditur numrat e opozitës në kuvendin e Kosovës dhe pamundësinë për të rrëzuar qeverinë Kurti vazhdimisht kanë deklaruar se është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Por se e kam quajtur deklarim të pasinqertë të kryeministrit në adresë të opozitës”, u shpreh Ukaj.
“Kjo është përgjigje për tërë spektrin politik opozitar që ju nuk ishit unik për ta çuar vendin në zgjedhje, me shpresën edhe Lëvizja Vetëvendosje do të jepte votë pro kësaj iniciative ose thirrjes së kryeministrit Kurti për t’i takuar partitë opozitare”.