Analisti, Fidan Ukaj deklaroi se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës e kanë ngarkuar ose e kanë vështirësuar rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
Ukaj duke iu referuar Raportit të Progresit për vitin 2023, tha se ky raport ka qenë më i ashpër me të drejtë ndaj Serbisë, e kjo sipas tij, edhe për shkak të sulmit terrorist në Banjskë.
“Mund të kishte qenë një raport më lehtësues i fokusuar vetëm te kto pikat e moszbatimit, mirëpo tash me këto ngjarjet, zhvillimet e reja i kanë shtuar këtij raporti edhe gjëra të tjera, që mendoj se veç e kanë ngarku ose e kanë vështirësu rrugën drejtë Bashkimit Evropian për Kosovën e poashtu edhe për Serbinë. Mendoj se raporti ishte më i rreptë për Serbinë, ndoshta me të drejtë për arsye se në vazhdimësi Serbia nuk ka zbatu marrëveshjet e poashtu ka qenë destruktive. Gjë që e dëshmoj me 24 shtator, që është problem kryesor në Ballkan”, tha Ukaj.
Ndryshe, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, pas dorëzimit të raportit për Kosovën për vitin 2023 nga Komisioni Evropian, tha se anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian, është çështje strategjike.
Derisa tha se Kosova dhe Serbia ende s’kanë filluar të implementojnë obligimet nga marrëveshjet e arritura.