Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, ka konfirmuar se forcat e armatosura ukrainase kanë rimarrë fshatin e parë në rajonin e Zaporizhjës, pasi Ukraina ka nisur kundërofensivën e saj.
Një ditë më parë, guvernatori i instaluar nga Rusia në rajonin ukrainas të Zaporizhjës, Vladimir Rogov, dhe mediat pro-Kremlinit, thanë se forcat ruse janë larguar nga fshati Pjatihatki.
Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se ushtria ruse ka zmbrapsur sulmet ukrainase në këtë fshat.
Malyar tha më 19 qershor se trupat ukrainase kanë çliruar 113 kilometra katrorë për dy javë.
Konfirmimi për marrjen e kontrollit në këtë fshat në Zaporizhja vjen disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se shteti i tij do të rimarrë të gjitha territoret e humbura, teksa Kievi po vazhdon “hapat e çlirimit”.
Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka kryer grantime në një qytet në rajonin rus, Belgorod.
Sulmet brenda territorit rus janë shpeshtuar së fundi, teksa pushimi i plotë rus i Ukrainës pothuajse ka hyrë në muajin e 16-të./rel