Mihajlo Podoljak, ndihmës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina nuk ka asnjë lidhje me sulmin pranë Moskës.
“Le të jemi të qartë, Ukraina nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këto ngjarje,” tha Podoljak.
Më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha se SHBA duhet të ndajë çfarëdo informacioni që kishte nëse e dinte me siguri se Ukraina nuk ishte e përfshirë.
“Në çfarë baze zyrtarët në Uashington nxjerrin ndonjë përfundim për pafajësinë e dikujt në mes të një tragjedie?”, tha Maria Zakharova duke iu referuar deklarimeve të Shtëpisë së Bardhë, sipas së cilës nuk ka indikacione se Ukraina apo ukrainasit janë të përfshirë në sulm.
Dyzet persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur pas sulmeve me armë në Bashkinë Crocus jashtë Moskës të premten mbrëma, sipas Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë.
Sipas The Guardian që thirret në median ruse Interfax deri në pesë persona të armatosur u përfshinë në sulme.