Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, thotë se policia në Shqipëri ka dështuar, pas mënyrës se si është arrestuar ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Ukshini thotë se mënyra se si është arrestuar Meta nuk është dinjitoze .
“Unë mendoj që një shtet serioz dhe një veprim të tillë tregon mënyrën se si sillet me qytetarët. Natyrisht, që para ligjit të gjithë janë të barabartë, por fakti kur ti bartë pozicione të larta, ke përfaqësuar shtetin, ki mbrapa historinë. Unë mendoj që mënyra se si është arrestuar absolut nuk është dinjitoze. Jo. Ai nuk mund të shpallet i fajshëm te “Kryqi i Këmbëzës”, ose edhe i pafajshëm. Por, të i dalësh presidentit me maska në rrugë dhe të ia bllokosh mua më duket më pak se serioze”.
Madje, ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, mendon se as kryeministri Edi Rama nuk është ndjerë mirë me mënyrën se si është arrestuar Meta.
“Ka pasur mundësi të arrestohet me një ekip pa maska dhe t’i thuhet se këtu është letra z.president a mund të na ndjekësh neve një makinë para dhe mbrapa… nuk është sjellje tipike shtetërore. Kam qejf të mendoj se edhe Edi Rama nuk është ndje mirë për sistemin e vetë në mënyrën se qysh e ka arrestu. Mendoj se është dështim i policisë”, deklaroi ai./teve1.info/
Tags: Edi RamaIlir MetaSylë Ukshini