![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/unaza-e-prishtines-mbreme-u-ndricua-per-here-te-pare-me-sistemin-e-mencur_64e5a8bb554a3.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë një fotografi të ndriçimit për herë të parë të Unazës së Brendshme të Prishtinës me sistemin e mençur.
“Prishtina jonë me Sistem të Mençur të Ndriçimit për herë të parë”, ka shkruar Rama.
“Vazhdojmë transformimin në Smart City”.
E kënaqur me këtë pamje ka qenë edhe nënkryetarja e kësaj komune, Donjeta Sahatçiu, e cila e ka ndarë të njëjtën pamje.
“Për herë të parë, ndriçuam unazën e brendshme të Prishtinës me sistemin smart. Që nga sonte, ndriçimi menaxhohet më shpejt e më lehtë”, ka shkruar ajo