
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Cherry on Top” me Bora Zemanin në Top Channel.
Ajo zbuloi të pathëna rreth ngjarjeve të fundit në jetën e saj, por jo vetëm…
Lajmi se Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër, ka qenë kryefjalë e mediave rozë ditët e fundit, teksa fillimisht në “Cherry on Top” e më pas e në rrjetet sociale çifti i “Big Brother VIP 3” ndanë ndjesitë e bukura dhe emocionet e para të pritjes së ëmbël. E megjithatë, historia e tyre sa vjen e bëhet më e bukur, teksa ka ardhur edhe propozimi për martesë i artistit për partneren e tij.
Pas emisionit Sara ka zbulua se unaza me të cilin Bardhi i propozoi live në emision, ishte e zgjedhur nga Bora Zemani. Bora gjithashtu ishte edhe personi që u bëri dhuratën e parë të bebit të tyre.