Gjatë ditës së djeshme, Ilnisa Agolli dhe Julian Deda kanë debatuar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Në një moment, gazetarja i tha aktorit se tashmë po i përçahet i gjithë grupi i krijuar. Sipas saj, të gjithë pjesëtarët e tij po ikin një nga një.
Këtu ndërhyn më pas edhe Ledjona Xheladinaj, e cila i drejtohet Ilnisës: “Ke inat se do të ikësh për vete?”. Ndërkohë Agolli i përgjigjet duke i thënë: “Do më nxjerrësh ti? Se nuk t’u plotësua dëshira që të dalim në nominim ‘kokë më kokë’”.
Ledjona u shpreh se do të jetë ajo që do të nxjerrë Ilnisën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, dhe kjo pasi banorja dëshiron që të marrë ‘hak’ për nominimin e Vesa Smolicës.
Juli: Hë drejtoreshë çfarë ke?
Juli: Grupi! Po pse çfarë grupi ke ti?
Ilnisa: Shikoje si është bërë, është prerë. Kështu do të ikin
Ledjona: Ke inat se do të ikësh për vete
Ilnisa: Do më nxjerrësh ti? Se s’tu plotësua dëshira që të dalim në nominim “kokë më kokë”
Ledjona: Unë do të nxjerr, ja do ta shikosh. Përziu Vesën.
View this post on Instagram