Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Unë e kisha kallë”, Rron Gjinovci ironizon ‘keq’ me opozitën – përmend Haradinajn dhe avokatin e ‘tyre’!

 
   

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar sërish në lidhje me tensionet në Kuvendin e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ironizoi me opozitën, duke përmedur arresimin e Besnik Berishës dhe ftesën e prokurorisë për Haradinajn për rastin e 53 milionëshit.

“Shtirë valla u bo, edhe unë e kisha kallë me kon në ven të tyne”, shkroi ndër të tjera Gjinovci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

– Avokati i tyne Besnik Berisha u arrestu sot për do toka.

– Ramush Haradinaj sot ftohet si dëshmitar te rasti skandaloz korruptiv  i 53 milionëshit.

– ATK ia lyp mi pagu 70 mijë Euro tatim nga fitimi prej 700 mijë Euro një “gazetari” për nifar toke që e kishë pasë shitë.

Shtirë valla u bo, edhe unë e kisha kallë me kon në ven të tyne