Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka pasur një përplasje të ashpër me deputetin e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.
Kjo lidhur me ndryshimet e Ligjit për Këshillin të Pavarur Mbikëqyrës Civil.
Kica-Xhelili tha se Adnan Rrustemi nuk është jurist, por politolog që është kthyer në servil.
“Z.Rrustemi që është politolog i cili servilizimin e ka kthyer në mjet të veprimit politik”, tha ajo.
Adnan Rrustemi reagoi ashpër duke ia përmendur Kica-Xhelilit kalimin nga VV-ja në LDK. Madje, ai tha se disa komente për të njëjtën temë, ia kishte dërguar Kica-Xhelilit e cila vetëm i kishte nënshkruar.
“Unë nuk i qes bindjet e mia në Pazar, nuk e qes veten në Pazar. Merreni vendimin e Gjykatës Kushtetuese e shikoni komentet e zonjës Kica. Pa çka se t’i kam shkruar unë, ti vetëm i ke nënshkruar”, tha Rrustemi.