Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

UNICEF: Së paku 322 fëmijë të vrarë që nga thyerja e armëpushimit në Gaza

Që nga thyerja e armëpushimit në Gaza janë vrarë të paktën 322 fëmijë dhe janë plagosur 606, tha të hënën Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF).

“Kjo konstituon një mesatare prej 100 fëmijësh të vrarë ose gjymtuar brenda ditës, vetëm brenda dhjetë ditëve të fundit.”

Pasi që armëpushimi siguroi një mundësi për rimëkëmbje për fëmijët e Gazës, “fëmijët janë zhytur përsëri në një cikël dhune vdekjeprurëse dhe privimi. Të gjitha palët duhet t’u përmbahen detyrimeve të tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mbrojtur fëmijët,” tha Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell.

Shumica e fëmijëve të vrarë ishin të zhvendosur, duke u strehuar në tenda të improvizuara ose shtëpi të dëmtuara, sipas UNICEF.

UNICEF ka bërë thirrje që të bota të ndërhyjë për të ndaluar vrasjen dhe vuajtjen e mëtejshmë të fëmijëve.

Ushtria izraelite nisi një fushatë të befasishme ajrore në Rripin e Gazës më 18 mars, duke vrarë mbi 1000 njerëz që atëherë dhe duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve.

Në përgjithësi, më shumë se 50,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmin ushtarak izraelit në Gaza që nga tetori 2023.