Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës të premten ka vendosur që t’ua ndalojë profesorëve që janë nën ombrellën e UP-së të mbajnë mësim edhe në kolegje private.
Sipas vendimit, nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në institucione private të arsimit të lartë.
“Nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në kolegje/institucione private të arsimit të lartë, përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë apo mbështetjen në çfarëdo forme të kolegjit/institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional”, thuhet në vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së.