Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, është shprehur se Shqipëria e meriton plotësisht integrimin në Bashkimin Europian duike uruar që kjo të ndodhë sa më shpejt.
Gjatë një konference me homologun shqiptar, Ilgi Hasani, ministri Kuleba theksoi se “vendi juaj e meriton, me kaq shumë të drejtë”.
Ndërsa shtoi se gjatë bisedimeve me ministrin Hasani kanë diskutuar për përgatitjet për samitin e NATO-s në Uashington, duke u shpreh se Shqipëria është partnere e rëndësishme e NATO-s dhe se integrimi i Ukrainës do të rriste më shumë sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
“Sot informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë. Është e rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës.
Shqipëria dhe Ukraina janë vende europiane ramë dakord të vazhdojmë bashkërendimin. I uroj Shqipërisë një integrim sa më të shpejtë në BE, që vendi juaj e meriton dhe me kaq shumë të drejtë. Shqipëria është partnere e rëndësishme si anëtare e NATO.
Ndaj kemi diskutuar përgatitjet për samitin e NATO-s në Uashington dhe vlerësova gatishmërinë e ministrit Igli Hasani për të bashkërenduar e ndihmuar në këto përgatitje për këtë mbledhje të rëndësishme. Pritshmëritë tona janë që mes të tjerave një prej rezultateve të Samitit të Uashington do të jetë një hap më përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës, që më në fund do ta bëjë këtë pjesë të Evropës më të sigurtë por do të rrisë edhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor
Vlerësojmë bashkëpunimin tonë me vlerë në kuadër të organizatave ndërkombëtare”, tha Kuleba.
Në mbyllje të fjalës ministri Kuleba foli shqip teksa u shpreh se “Faleminderit shumë të dashuar miq”, ndërsa theksoi: “Shpresoj se do të kuptoni nëse bëj ndonjë gabim.”