Petar Petkoviq, është konfirmuar drejtor i të ashtu quajturës zyrë për Kosovën nga qeveria e re e Beogradit. Njoftimi është bërë publik për mediat nga zyra e qeverisë së Beogradit.
Petkoviq njihet për deklaratat e tij kundër Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti.
Dy ditë më parë me anë të një deklarate në X Petkoviq ka tentuar që të viktimizojë serbët e Kosovës, përballë asaj që e pretendon fushatë terrori të kryeministrit Albin Kurti.
Mirëpo, në të njëjtën kohë përmend rastin e sulmit në Banjskë, të dënuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhunë të policisë së Kosovës ndaj serbëve.
“Kurti duhet të përmendë qëllimin nga policia e vëllezërve Stefan dhe Millosh Stojanoviç, pasi forcat speciale qëlluan 3 serbë në mënyrë kafshërore në Banjskë”, shkruan në X Petkoviq.
Kjo tregon edhe njëherë mënyrën se si Serbia tenton të fabrikojë apo ndryshojë ngjarjen e rëndë, pasi 3 serbët janë vrarë pasi Milan Radoiçiç, ndërmori një sulm terrorist ndaj autoriteteve të Kosovës.