Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nis sot një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Malin e Zi, Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë.
Në mbrëmje ajo pritet të mbërrijë në Prishtinë, ku të hënën do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Të martën do të qëndrojë në Malin e Zi, pastaj në Serbi dhe në fund në Bosnjë e Hercegovinë.