Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Ushqimet që i shmangin kardiologët

Kardiologët dëshmojnë rregullisht për efektet negative që ka ushqyerja e dobët në shëndetin e zemrës së pacientëve të tyre.

Dhe derisa është në rregull shijimi i herëpashershëm i disa ushqimeve jo shumë të shëndetshme, konsumimi i tepërt mund ta rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Sipas LifeSpan, kardiologët kanë dalë me një listë të ushqimeve që nuk duhet t’i hamë për ta mbajtur zemrën të shëndetshme dhe gjithashtu i shmangin ato:

Mishi i kuq, proshutë, salsiçe dhe produkte të tjera të mishit të përpunuar, patate të skuqura dhe ushqime të tjera të skuqura, pije të ëmbla, margarinë, drithëra nga kutitë

Ata thonë se këto ushqime përmbajnë sasi të larta të yndyrave të ngopura, kolesterolit dhe kripës, si dhe sheqerna të rafinuar, të cilët janë përbërës të dëmshëm, në radhë të parë për shëndetin e zemrës, por edhe për shumë organe të tjera të trupit.

Njëherësh, hulumtimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë 17 deri në 21 për qind të kalorive të tyre nga sheqernat e shtuara kanë një rrezik prej 38 për qind më të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës në krahasim me ata që i konsumojnë këta përbërës në mënyrë të moderuar.