Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Ushqimi pa gluten: Çfarë bën të hani dhe çfarë nuk bën nëse vuani nga celiakia?

Gluteni përdoret në industri të ndryshme, posaçërisht në industrinë ushqimore

Pa marrë parasysh cilësitë nutritive të tij, konsumimi i zvogëluar i glutenit do të mundë t’i ndihmojë organizmit tuaj.

Gluteni është materie elastike albuminoze i patretshëm në ujë, mirëpo lidhja më e shpeshtë me të janë drithërat.

Gluten ka në grurë, elb dhe tërshërë. Për shkak të elasticitetit dhe ngjitshmërisë, gluteni përdoret në industrinë farmakologjike, kozmetike dhe ushqimore, transmeton Telegrafi.

Për kë është i destinuar ushqimi pa gluten?

Kalimi në ushqimin pa gluten nuk është i thjeshtë dhe kërkon disiplinë, durim, sakrificë dhe kontroll të rreptë.

Ushqimi pa gluten ka shumë përparësi shëndetësore, mirëpo nëse nuk vuani na celiakia, mos e teproni me eliminimin e glutenit nga ushqimi.

Më pak se 1 për qind e popullatës vuan nga celiakia. Ky është çrregullim, i cili, për shkak të konsumimit të glutenit, dëmton zorrën e hollë.

Pacientët të cilët vuajnë nga celiakia patjetër duhet të përdorin ushqim pa gluten. Shumica e njerëzve mund të jenë të ndjeshëm ndaj glutenit edhe pa celiaki, mirëpo simptomat mund të jenë reagim i organizmit ndaj disa ndryshimeve të tjera, jo ndaj glutenit.

Nëse mendoni që të filloni të hani ushqim pa gluten, por që të mos ndryshoni asnjë shprehi tjetër ushqimore për të humbur ndonjë kilogram, nuk është ide e mirë.

Me humbjen e glutenit do t’ju mungojnë fibrat dhe vitamina B në organizëm, të cilat i mundësojnë trupit të marrë energji nga ushqimi, të cilin e hamë, por edhe i ndihmojnë të krijojë rruaza të kuqe të gjakut.

Ushqimi pa gluten kërkon që vitaminën B ta marrim nga artikujt e tjerë siç janë peshqit, mishi, vezët dhe produktet e qumështit, perimet e gjelbra, drithërat. Dhe posaçërisht kujdesuni të mos filloni me ushqimin pa gluten para se të konsultoheni me mjekun.

Përparësitë e ushqimit pa gluten

Me qëndrim pozitiv dhe shprehi të reja në përgatitjen e ushqimit, nuk do ta keni të vështirë të mësoheni me ushqimin pa gluten.

Ushqimi i këtillë ka përparësi shëndetësore të cilat vërehen shumë shpejt pas eliminimit të glutenit nga ushqimi:

– absorbim më i ri i materieve ushqyese
– pengimi i shfaqjes së diabetit
– mbrojtja nga sëmundjet malinje
– ulja e tensionit të gjakut
– nxitja e punës së metabolizmit
– zbutja e pengesave të tretjes
– ngritja e energjisë
– forcimi i përqendrimit
– zvogëlimi i lodhjes kronike dhe i rraskapitjes
– zvogëlimi i peshës së tepërt trupore
– lehtësimi i telasheve të menopauzës
– ngadalësimi i plakjes

Cilët artikuj nuk përmbajnë gluten?

Nëse vuani nga celiakia apo jeni vetëm të ndjeshëm ndaj glutenit, mos u brengosni, shumica e artikujve në ushqim është e lejuar.

Bën të hani:

⦁ pemë dhe perime të thara
⦁ ushqim të papërpunuar
⦁ fasule
⦁ farëra – hikërr, amaranth, misër, sojë, oriz dhe mel
⦁ pemë të plota të papërpunuara arrore
⦁ vezë
⦁ mish të freskët dhe peshk.

Nga drithërat të cilat bën t’i konsumoni mund të përpunoni ushqimin siç janë buka, simitet.

Nëse vuani nga celiakia kujdesuni shumë kur blini produkte si dhe për deklaratat e tyre. Shumica e teknologjisë nuk është problemi madh.

Cilët artikuj duhet shmangur në ushqimin pa gluten?

Gluteni gjendet pothuajse në çdo gjë, posaçërisht në grurë, elb dhe tërshërë. Nëse pëlqeni birrën, ndërkaq jeni të ndjeshëm ndaj glutenit, harroni pijen tuaj të dashur.

Nuk do të guxonit të hani as griz, grurë kokërrmadh, salca të ndryshme (lexoni deklaratën).

Shumicën e glutenit do ta gjeni në produkte të qumështit dhe patjetër lexoni deklaratën.

Gluteni nuk gjendet vetëm në ushqim, kështu që kujdesuni edhe kur blini grimin dhe lodrat e fëmijëve.