Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

 
   

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një ngjarje partiake, ku diskutimi u fokusua në çështjet e sigurisë dhe mënyrën se si qeveria ka menaxhuar këtë fushë.

Në panelin e organizuar, mori pjesë edhe Ejup Maqedonci, ministri i Mbrojtjes, i cili bëri disa deklarata mbi arritjet dhe sfidat në këtë sektor.

Maqedonci  përmendi situatën në veri të Kosovës, duke pohuar se është bërë përmirësim i dukshëm, për shkak të sinkronizimit më të mirë të institucioneve të sigurisë.

Një nga çështjet e diskutuara ishte edhe ushqimi që i servohet pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pas kritikave që u ngritën për cilësinë e tij, si rezultat i skadimit të kontratës për furnizimin me ushqim.

Sipas Maqedoncit, që nga viti 2015 furnizimi është bërë në mënyrë emergjente dhe në minutën e fundit, çka ka krijuar hapësira për keqpërdorim.

“Ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim andaj është vlerësuar që të vazhdohet me konceptin e vete qëndrueshmërisë që është përbrenda vizionit tonë për një ushtri të kompletuar pra që kujdeset për secilin aspekt edhe atë të sigurimit të ushqimit që i duhet”, citohet Maqedonci.