Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në seancën e sotme të 20-të mori disa vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në stërvitje dhe në operacion të NATO-s.
Siç njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë, është marrë vendim që pjesëtarët e ARM-së të marrin pjesë në stërvitjen “BEYOND HORIZON 24” në Bullgari, të marrin pjesë në operacionin e NATO-s “KFOR” në Kosovë dhe të dërgohen pjesëtarë të ARM-së për të marrë pjesë në stërvitjen “Combined Resolve 24-2” në Gjermani.