Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ushtarët e KFOR-it ndezin buldozerët, pastrojnë një kanal në afërsi të një shkolle në Rakosh të Istogut

 
   

Togu i inxhinjerisë i KFOR-it italian, që është pjesë e Komandës Perëndimore, ka kryer punime tokësore dhe nivelim në një zonë në afërsi të një shkolle në fshatin Rakosh të Istogut.

Aty pranë u bë edhe pastrimi i një kanali.

“Zona e prekur nga puna e inxhinierëve ushtarakë gjendet në fshatin Rakosh të komunës së Istogut.

Punimet u kryen duke përdorur një ekskavator me gjurmë të ushtrisë italiane Komatsu 1”, thuhet në njoftim.

Misioni i KFOR-it ka ndarë edhe fotografi nga ky aktivitet i cili u realizua sot në perëndim të Kosovës.