2
KFOR-i ka njoftuar se ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim (RC-West) kanë kryer patrullime në komunën e Klinës.
Sipas njoftimit, patrullimet janë një aktivitet kyç që forcon praninë e KFOR-it, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit me paanshmëri dhe respekt.
Ushtarët paqeruajtës mbajnë një nivel të lartë vigjilence dhe efikasiteti, duke u siguruar që janë gjithmonë të përgatitur për çdo situatë.
KFOR-i ka ritheksuar angazhimin e tij për zbatimin e mandatit duke garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë.
Misioni i NATO-s në Kosovë vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), në përputhje me përgjegjësitë e tyre si institucione të sigurisë.