
Ushtarët italianë të Komandës Rajonale në perëndim të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kryen patrulla përgjatë Vijave Kufitare Administrative (ABL) në veri të Istogut, përcjell Bota sot.
Sipas njoftimi, aktivitetet e tyre janë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në zonë
“Aktivitetet ditore të patrullimit në ABL kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në zonë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njëftimin e KFOR-it.