Pavarësisht temperaturave të ulëta, trupat paqeruajtëse të KFOR-it kanë vazhduar me patrullimet e tyre në komunat veriore të Kosovës, duke vepruar si një forcë sigurie dhe stabiliteti në rajon.
Kësaj radhe, ushtarët italianë të Komandës Rajonale Lindje kanë kryer patrullime operative në Zubin Potok.
KFOR-i përmes një njoftimi në Facebook thotë se këto patrullime janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Në këto operacione patrullimi, trupat e KFOR-it janë të armatosur dhe pajisur me teknologjitë dhe pajisjet më moderne për të monitoruar situatën dhe për të reaguar ndaj çdo ndryshimi në terren.
Prezenca e tyre synon të dërgojë një mesazh të qartë të angazhimit të komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës dhe për të siguruar një kufi të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët e zonës.