Forcat e Armatosura të Shqipërisë, janë renditur në vendin e dytë, mes 37 vendeve pjesëmarrëse në stërvitjen ndërkombëtare “Cambrian Patrol 2023”, në Mbretërinë e Bashkuar.
Për këtë ka shkruar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, duke thënë se ndihet krenar me ketë sukses.
“Djemtë e batalionit të dytë të këmbësorisë së Forcës Tokësore treguan karakter dhe aftësi fizike të jashtëzakonshme në malet Kambrian në Uells duke përshkruar 65 km në këmbë, të ngarkuar me rreth 35 kg pajime, në më pak se 48 orë”, ka shkruar ai.
Në këtë garë sukses kanë arritur edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës./teve1.info/