Ushtria izraelite tha se rreth 20 predha u identifikuan duke kaluar në territorin izraelit nga Libani.
Kjo ushtri tha se identifikimi i tyre u bë pasi sirenat u dëgjuan në qytetin verior të Haifës dhe rajonin e Galilesë.
Sipas ushtrisë izraelite, disa nga këto predha janë arritur të kapen, shkruan CNN.
“Shumica u kapën dhe pjesa tjetër ranë në zona të hapura”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ushtrie.