Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ushtria ruse raportohet të ketë sulmuar Wagnerin

Ushtria ruse është raportuar të ketë qëlluar ndaj pjesëtarëve të Wagnerit që po avancojnë drejt Moskës, pasi kanë hyrë në orët e para të së shtunës në qytetin jugperëndimor rus, Rostov-on-Don.

Një korrespodent i agjencisë së lajmeve Reuters, ka raportuar se ka qenë dëshmitar kur helikopterët ushtarakë rusë kanë hapur zjarr në një kolonë të Wagnerit, disa orë pasi shefi i grupit, Yevgeny Prigozhin ka thënë se forcat e tij i kanë pushtuar zonat ushtarake në Rostov-on-Don.

Kolona e Wagnerit besohet se është sulmuar pasi e ka kaluar qytetin Voronezh, që gjendet rreth 600 kilometra në veri të Rostov-on-Donit.

Sipas Reutersit, në kolonë ka pasur transportuese ushtarësh dhe të paktën një tanke. /REL