Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit takohet me ministren Haxhiu

 
   

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, sot ka takuar Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, më të cilën janë diskutuar çështjet e interesit të përbashkët.

Në takim, ne veçanti u diskutua për ligjin e ri për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje – mbrojtësit e viktimave, gjegjësisht për nevojën e rritjes së numrit të tyre, bashkëpunimin me Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agjenicë e Kosovës për Forenzikë dhe Forenzikën Psikiatrike.

Po ashtu, u diskutua edhe për ndërmjetësimin, nevojën e shtimit të numrit të prokurorëve në raport me numrin e gjyqtarëve, objektet e prokurorisë në Mitrovicë dhe Prizren si dhe çështje të tjera më rëndësi të bashkëpunimit ndër-institucional.

Gjithashtu, palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuptim të adresimit dhe jetësimit të reformave në drejtësi.