Në ndarjen e çmimeve Golden Globe të së dielës mbrëma, fustani i fildishtë, pa rripa dhe i gjatë deri në fund të këmbëve i Gillian Anderson fitoi shumë vëmendje.
Ndërsa pas një vështrimi të parë, krijimtaria elegante prej leshi dhe mëndafshi nga Gabriela Hearst mishëron efektin magjepsës të vjetër të Hollivudit, një vështrim më i afërt zbulon një kthesë më subversive: Në të ka dhjetëra vagina të qëndisura.
Duke folur për Deadline në tapetin e kuq të Golden Globes, ylli i “Edukimit seksual” shpjegoi se e zgjodhi atë “për kaq shumë arsye” dhe shtoi: “Është markë e përshtatshme”.
E kombinuar me një çantë dore metalike argjendi nga Aquazzura dhe gurë të çmuar nga Chopard, veshja shkaktoi debat në mediat sociale me disa përdorues në X që spekulonin zgjedhjen e yllit – e cilësuar si një “bashkëpunim” mes aktores dhe stilistes së saj, si një deklaratë e heshtur në mbështetje të të drejtave riprodhuese të grave.
Sipas aktores secilit për secilën prej qëndismave, rrobaqepëseve iu deshën 3.5 orë për të qëndisur, në total rreth 150 orë./Living/