Aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë organizuar aksion simbolik te Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Të rinjtë i janë drejtuar Ministrisë me pankarta në duar.
“Vaji e polonia, si Rozeta e hajnia”, “Rinia largohet, Rozeta pasurohet”, “Ju me zemër, na pa bukë”, “Kjo Qeveri nuke ka prioritet rininë”, e të tjera slogane ata kanë qëndruar para MINT-it.
Pas aktivitetit, aktivistët i kanë lënë pankartat para ndërtesës së Ministrisë.