Familja e veprimtari të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një shkrimi në Facebook, kanë shkruar për procesin e Gjykatës Speciale.
Kjo familje pyet se çka ka dëshmuar në Hagë Ferat Shala i PDK-së dhe Shukri Buja?
Në reagimin e familjes Imeri thuhet se këta “ia keni ngulur njëri tjetrit, ngulur ‘shokëve’ dhe në fund vetëvetes..”.
Më poshtë postimi i plotë:
Vajtojnë horrat e padronëve të burgosur, se gjoja Gjykata Speciale nuk po i bën publike ose të hapura seancat…
Pse nuk tregoni ju vet për shembull se Ferat Shala a ka qenë dëshmitar dhe a ka dëshmuar në Hagë dhe cka ka dëshmuar Ferati i SHIK-ut?
Pse nuk tregon Shukri Buja a ka qenë dëshmitar dhe a ka dëshmuar në Hagë??
Dhe ca të tjerë …
Pra nëse gjykata speciale nuk i publikon seancat ju deshmitarët nga PDK-ja e SHIK-u mund të rrëfeheni publikisht për dëshmitë e juaja që po jepni në Hagë apo jo ..
Askush nuk ua ndalon të thoni atë që keni dëshmuar por ju e dini pse seancat e mbyllura u konvenojnë më shumë të pandehurve dhe shokëve të tyre apo jo😉
Pra nuk shiten më mbeturinat mediatike… gjithçka shihet e pastër si kristali në këtë proces…
Tash po u pengojnë edhe librat e juaj që vetë i keni shkruar, tash po mohoni vetëveten??!!!
Sa më thellë që futemi në zemrën e gjykimeve aq më shumë do të shihni të vërtetën…
Se si ia keni ngulur njëri tjetrit, ngulur ‘shokëve’ dhe në fund vetëvetes…
Vajtjet vullnetare në Hagë pa u ftuar askush te fshehta nuk është që do të mbetën të pa zbuluara dhe të pa dëshifruara deri në pikën e fundit…