Kjo dore e vogel qe perkedhel foton ne fjale, eshte e Jarisa Haxhiajt, 6 vjegares nga Kelcyra. Jarisa e vogel, pershendeti te emen ne fotografi pak para se te nisej per ne shkolle ne diten e pare te saj.
Prej nje viti i gjysme, Jarises i mungon e ema. Tumori i mori jeten Kimete Haxhiajt ne moshen 39 vjegare duke lene pas vetes nje mal te tere me halle dhe vuajtje shendetesore per familjaret e vet. Jarisa sot u gua heret ne mengjes nga gezimi pasi do te shkonte ne klasen e pare.
Me gezim ganten e mbushi me libra dhe nen shoqerine e te atit te saj, u nis drejt shkolles 9-vjegare “Kamber Benja” ne qytetin e Kelcyres. Jarisa ka nje vella 12 vjegar Jurgenin i cili sivjet u hodh ne klase te gjashte. Por ndryshe nga Jarisa, ai nuk deshironte te dilte para kameras per shkak te emocioneve dhe dhimbjes qe ndjente per te emen qe i mungon prej nje viti e gjysme. Familja e Dritan Haxhiajt perbehet nga kater anetare, ai vete dhe dy femijet, si dhe e ema e moshuar Dudie Haxhiaj.
Familja jeton ne nje shtepi perdhese ne periferi te Kelcyres pronari i te ciles u’a ka lene ne ruajtje pa u marre asnje koker leku. Gjendja e tyre ekonomike eshte ne pike te hallit. Te ardhurat e vetme jane 20 mije leke, ku me shume se gjysma e tyre shkojne per barnat e Dudies dhe te Dritanit. Ky i fundit 40 vjegar ndonese me status invalidi, mundohet te gjeje lart e poshte ndonje pune ne te zeze per te siguruar buken e kalamajve. Nje drame e vertete, nje situate migjeniane.
Jarisa e vogel sot u nis pa ushqim ne shkolle. Gjyshja e saj nuk mundi dot t’i jepte qofte edhe nje kore buke pasi nuk kishte. Femijet konsumojne ushqim vetem nje here ne dite ndersa kur e shprehin urine, gjyshja i genjen duke i vene ne gjume se nje dite e re do te linde me bollekun e premtuar. Derime tani askush nga Bashkia e Kelcyres nuk e ka trajtuar kete familje, pervecse 2 mije lek ne muaj per te dy femijet ne statusin e jetimit. Gjyshja hap frigoriferin ku te vetmet produkte jane shurupet dhe ilacet e saja dhe te djalit, ushqime as qe behet fjale. Deri me tani askush nuk e ka hedhur veshtrimin ndaj tyre.jugulajm.net