
Coco Antonel, vajza e këngëtares dhe aktores Inis Gjoni i është futur industrisë së muzikës.
Si duket ajo ka ndjekur hapat e të ëmës dhe së fundmi ka publikuar këngën e saj të parë.
Ka qenë Inisi, që ka publikuar një pjesë nga videoklipi i së bijës, ndërsa reagimet kanë qenë të shumta.
Kujtojmë që një intervistë të disa viteve më parë kur Coco ishte e vogël, Inisi shprehej se nuk do të donte që vajza të ndiqte hapat e saj por me sa duket e bija po e projekton vetë të ardhmen e saj.
https://www.instagram.com/inisgjoni/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9b0fb563-efd3-4810-a95a-bcf3c0a6eb8f