Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vajza e Jakup Krasniqit publikon letrën e tij me urimin për martesë

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa ka publikuar një letër mjaft prekëse, të babait të saj, me rastin e martesës.

Me një foto të bashkëngjitur ku shihet Gresa dhe burri i saj, përballë një fotografie të Krasniqit, të ngjitur në mur, ajo ka publikuar vargjet e ndjera .

Kujtojmë që Jakup Krasniqi është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.

Letra

“Gresë!
Kur një ditë një padrejtësi tinëzare
Mi humbi shpresat për lirinë njerëzore
Fejesa juaj në znanin’ e Padrejtësisë
Me bëri të jetoj me dashurinë e Lirisë!

Gresë!
Sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë
Se po martohesh me Sadikun e Dardanisë
Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë
Që gjak e jetë i jep vetëm Lumturisë! “

Jakup Krasniqi 1 gusht 2023″.