“Mbesa i ka treguar Fatmirit çfarë kishte ndodhur, me video të gjitha”
Opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Volos të Greqisë, pasi Fatmir Telallari ekzekutoi kunatin e tij, për shkak se dyshohet se i ka përdhunuar vajzën e mitur që kur ajo ishte 9 vjeç.
Në lidhje me ngjarjen, ka folur sot në “Shqipëria LIVE”, vëllai i Fatmirit, Bledar Telallari. Ai tha se me të vëllain kishte folur vetëm pas vitit të ri dhe jo pas ngjarjes, të cilën e mësoi nga motra që jetonte po ashtu në Volos. Ai tha se Fatmiri e kreu krimin, pasi e bija i tregoi me video se Erjon Pelivani e kishte përdhunuar.
“Kam folur vetëm pas vitit të ri, jo pasi ndodhi vrasja. Ishte mirë, nuk kishte asnjë problem, nuk më tha asgjë. Fola dhe me gruan e tij me fëmijët, për t’i uruar. Ata kishin marrëdhënie shumë të mira më parë, nuk kishin asnjë problem. Me vajzat kam folur, nuk më kanë thënë shumë gjëra, asnjë detaj. Mbesa nuk është mirë, është gjë e rëndë. Mbesa i ka treguar Fatmirit çfarë kishte ndodhur, me video të gjitha. Nuk kishn probleme ekonomike sepse punonin. Kunatin e tij e njihja, çfarë të them, djalë i urtë ishte. Armën Fatmiri e kishte me leje, e përdorte për gjueti. Unë s’kam folur fare, më njoftoi motra se çfarë kishte ndodhur, ajo jeton atje në Volos. Ishte shumë e rënduar gjendja e saj.”– tha Bledar Telallari.