Mëngjesin e sotëm në “7pa5” është diskutuar për një temë sensitive, aborti. Çfarë e shkakton abortin, kur është mosha më e rrezikuar dhe kur një grua është gati sërish për shtatzëni pas kësaj faze?
Këtyre pyetjeve i është përgjigjur e ftuara e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, gjinekologia Afërdita Manaj.
“Abortet spontate quhet ndëprerje e shtatzënisë kur nuk janë të provokuara, mund t jenë të rastësishme. Shkaqet mund të jenë hormonale. Mund të jenë infksioze, shkaqe që kanë të bëjnë me sëmundje të nënës, një diabet apo një tiroide e pamjekuar. Para javës së 12 mund të jenë shkaqe lokale si deformim i mitrë, prania e tumoreve në mitrës, apo lindje të shpeshta”, ka shpejguar mjekja gjinekologe.
Gjinekologia ka folur gjithashtu edhe për moshën ideale të shtatzënisë dhe mosha që rrezikon më shumë abortin.
“Pas moshës 35 vjeç rritet probabiliteti për abort. Nga 22 vjeç deri në 32 është moshë ideale për të planifikuar shtatzëninë. Sa më shumë të rritet vajza aq më shumë plaket veza. Edhe sëmundjet e zakonshme shfaqen pas mosësh 35 vjeç. Idealja e planifikimit të shtatzënisë është 22-23 vjeç”, u shpreh ajo.
Kur është gati një çift të nis një shtatzëni tjerër, pas abortit?
“Abortet janë një traum në çift. Kjo përbën problem social, spikologjik, bëhet shkak për trauma te gratë. Kështu gruaja duhet të jetë çliruar nga ana emocionale dhe psikologjike dhe të jetë gati. Duhet të gjendet shkaku pse ka ndodhur aborti. Duhet një periudhë që të bëhen ekzaminimet dhe të jenë gati”, shpregon gjinekologia./vizionplus.tv