Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Idrizi, duke thënë se arsyeja e dorëheqjes është personale dhe familjare, shkruan Gazeta Insajderi.
“Ditën e djeshme, i kam kërkuar kryetarit Bedri Hamza të më liroj nga detyra e Drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit! Kjo kërkesë shtrohet për arsye personale e familjare”, thuhet në postim.
“Anipse do të shkëputem për një kohë të shkurtër nga jeta publike, për t’u përqendruar në prioritetet dhe nevojat familjare që e kërkojnë prezencën time, unë kryetarin Hamza e sigurova që do të jem e gatshme dhe në dispozicion për çdo asistencë apo këshillë të nevojshme, me aq sa mundem dhe aq sa di e kam përvojë”, ka thënë tutje Hamza.