Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Valon Syla: Burdushi për fall është në burg, e Glauku për gaz lotsjellës jo

Komentatori politik, Valon Syla, ka ironizuar me vendimin e Gjykatës Themelore që shpalli aktgjykim lirues për Glauk Konjufcën, duke thënë se Burdushi për fall është dënuar, por jo edhe kryeparlamentari Konjufca i cili kishte hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Syla u pyet në “Pressing” se çfarë mendon për vendimin e gjykatës lirues ndaj Konjufcës.

“Burdushi për fall është në burg, e Glauku për gaz lotsjellës jo”‘, tha Syla.

Ai gjithashtu tha se hedhja e gazit lotsjellës shkakton rrezik të përgjithshëm.

Ndryshe, sot Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli aktgjykim lirues për Glauk Konjufcën, i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend. Aktgjykimi u shpall nga gjykatësja Edita Çanta.

Sipas aktakuzës, më 10 gusht 2016, Konjufca si deputet kishte hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas gjykatëses, nuk është provuar se Konjufca e ka kryer veprën “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.