Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Valon Syla tregon një sekret për autoblindën shqiptare ‘Shota’

Valon Syla, gazetar ka treguar një sekret për autoblindën shqiptare ‘Shota’, duke thënë se gjuha sekrete e familjes Jashari gjatë luftës për armë zjarri ishte “pula e zogj” – “kollomoq e grunë”, për pushke e plumba, ndërsa sipas tij ‘Shota’, tash është diçka më e madhe se zogjtë e pulat.

Ai përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se autoblinda është një inovacion me shije diçka si tipike shqiptare dhe NATO.

“Gjuha sekrete e Familjes Jashari gjatë luftës për armë zjarri ishte “pula e zogj” – “kollomoq e grunë”, per pushke e plumba. Tash dul SHOTA, diçka ma e madhe se zogjët e pulat. Një autoblindë e porositur shqiptare, që me boni me u ndi mirë e mburrshëm. Një viktimizim dhe përpjekje si gruaja e heroina Shota Galica… inovacion me shije diçka si tipike shqiptare dhe NATO. Çfarë kombinimi i mrekullueshëm”, ka shkruar Syla.