Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vasfije Krasniqi me status që të thyen zemrën: Pse fola nga 20 mijë gratë?

Një prej grave të para që ka folur për dhunën seksuale ndaj saj gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherit ish-deputetja, Vasfije Krasniqi, ka pyetur se pse ajo foli nga 20 mijë gra gjithsej.

Në një status prekës në rrjetin social Twitter, Krasniqi ka thënë se ajo dhe familja e saj po përballen me gjykime.

“Nga 20 mijë gra, pse fola unë?!

Më mungon jeta ime e vjetër, unë dhe familja ime jemi vetëm në përballjen me gjykimet.” – ka shkruar ajo.

“Jam duke e pasur një ditë të vështirë të kuptoj se çfarë kam bërë pasi fola.” – ka shkruar tutje ajo.