Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për iniciativën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për krijimin e një shteti sovran brenda Shqipërisë që do të jetë ‘shteti i bektashinjve’.
Hasani në “Pressing”, ka thënë se bektashinjët janë pasuri kombëtare që e kanë ruajtur tolerancën fetare.
“Krijimi i ‘Vatikanit’ dhe rendit sovran t’Maltes, që i mësojmë. Është tjetër, është metaforë ‘Vatikani’, sepse nuk janë rastet e njëjta. E dyta, unë nuk shoh asnjë gjë të keqe, përkundrazi. Rendet, tarikatet që iu themi ne, bektashinjtë që i njohim ne, janë pasuri kombëtare dhe këtë çdokush duhet me pranu sepse ato e kanë ruajt tolerancën siç e ka ruajtur protestantizmi ndaj kishës katolike”, ka thënë ai.
Më tutje, Hasani ka deklaruar se si shtet është problem për shkak se duhet të sigurojë njohje.
Ai këtë iniciativë e ka parë në kuadër të ruajtjes së tolerancës fetare, por Hasani tha se ‘shteti’ në këtë rast është metaforë