Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vazhdojnë ahengjet me të shtëna me armë, Policia intervenon në një tjetër rast në Ferizaj

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme.

Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve. Kështu zgjodhi të festojë edhe një person mbrëmë në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në fshatin Koshare, ku ishte organizuar një aheng familjar dhe u dëgjuan të shtënat me armë.

Sipas informacioneve të para, një person ka gjuajtur me armë në shenjë gëzimi, duke rrezikuar kështu edhe dasmorët.

Posa Policia u njoftua për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është sekuestruar arma e përdorur, ndërsa i dyshuari nuk është hasur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa veprimet tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.