Izraeli po i vazhdon bombardimet në Gaza, ku thuhet se shpërthimet ndonjëherë dëgjohen disa herë në minutë.
Sipas një gazetareje të BBC-së, shpërthimet janë më të vogla se mbrëmë, teksa mbi qiellin e Gazës ka aeroplanë që po bombardojnë.
“Mjegulla e mëngjesit do të thotë se është e vështirë të shihet shumë larg. Sapo ka ndodhur një seri tjetër shpërthimesh, ato duket se po bëhen gjithnjë e më të forta”, tha gazetarja e BBC-së në Gaza, Lucy Williamson, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se mbrëmë Izraeli ka thënë se ka nisur një operacion të gjerë, teksa pretendojnë se kanë vrarë kreun e forcave ushtarake ajrore të Hamasit.