Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për të zhdukur në Spanjë, pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Autoritetet spanjolle lëshuar edhe një paralajmërim për stuhi të enjten për pjesën e rajonit të Valencia, ku një ditë më parë së paku 95 njerëz humbën jetën nga përmbytjet shkatërruese.

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet të enjten për një numër të papërcaktuar të njerëzve të zhdukur në fushat dhe veturat e përmbytura.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Autoritetet nuk kanë treguar se sa njerëz janë zhdukur, por ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles, tha të mërkurën vonë se numri i të vdekurve do të rritet sipas të gjitha gjasave.

Uji grumbullon vetura në një llagje të Valencias, Spanjë, si pasoj e përmbytjeve vdekjeprurëse, 30 tetor 2024.

Moti i qetë u rikthye të enjten në pjesët më të goditura nga përmbytjet më të mëdha në shekullin e fundit në Spanjë përreth qytetit të Valencias, por Instituti Meteorologjik i vendit, AEMET, e lëshoi alarmin e shkallës më të lartë për provincën Castellon.

Meteorologët thanë për tetë orë pareshtur ra shi i vlefshëm për një vit në pjesën e Valencias të martën, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse.

“Ka stuhi shumë të fuqishme në zonë, posaçërisht në veri të Castellonit. Moti i keq vazhdon! Kini kujdes!” paralajmëroi AEMET, duke i këshilluar njerëzit të mos udhëtojnë për në këtë pjesë të vendit.

Përmbytjet në Valencia shkatërruan infrastrukturën e rajonit, duke prishur ura, rrugë, hekurudha dhe ndërtesa, pasi lumenjtë dolën nga shtrati./Radio Evropa e Lirë