
Kolona të gjata deri në 4 mijë metra janë krijuar në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, kësisoj mërgimtarët po detyrohen të presin deri në pesë orë për të hyrë në territorin e Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuar në ora 12:08, kolona tashmë kanë filluar të krijohen edhe në vendkalimin kufitar Muçibabë.
Në pikën kufitare Muçibabë, kolonat arrijnë deri 500 metra.
Fluksi
Vendkalimet tjera raportohet të jenë të lira për qarkullim.